UBT News

Ambasada ruse në Beograd reagon pasi Kosova shpalli non-grata spiunen Daria Asmalova

Ambasada ruse në Beograd ka reaguar për shpalljen non-grata të spiunes ruse, Daria Asmalova e cila u arrestua në pikë kufitare në veri të Kosovës.

Ndalimi i pabazuar i Daria Asamolvës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse shkruan KosovoOnline, përcjell UBTNews.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi dje se Daria Asmalovas i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.

Sipas Sveçlës, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Sveçla

Exit mobile version