UBT News

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë, bëhet e ditur se gjatë periudhës së pandemisë janë rritur 17% rastet e dhunës në baza gjinore. Kështu njoftoi Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një postimi në Twitter, ku u tha se çdo person meriton një jetë pa dhunë.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës së ShBA-së në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës./UBTNews

Exit mobile version