Një ditë pas votimit të ekzekutivit të ri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar përmes një njoftimi në Facebook, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sapoformuara.
Përmes një komunikate, SHBA-ja e ka cilësuar formimin e Kuvendit dhe Qeverisë si një hap të rëndësishëm për vendin.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik,” thuhet në reagimin e tyre
