UBT News

Ambasada e Kosovës në Sofje vlerësohet me çmim special

Ambasada e Kosovës në Sofje vlerësohet me çmim special në gala mbrëmjen në edicionin e shtatë me radhë të çmimeve ballkanike në fushën e turizmit ‘The annual Balkan Awards of Tourism Industry 2021’, në të cilën morën pjesë përfaqësues të ambasadave të vendeve të Ballkanit, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Bullgarisë dhe operatorë të ndryshëm turistik nga vendet e Ballkanit.

Ambasada u vlerësua me çmim special në kategorinë: Best Mission for Partnership and Development për kontributin e dhënë në krijimin e urave të bashkëpunimit në fushën e turizmit ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës.

Në fjalën e rastit, i ngarkuari me punë Ambasadori Delfin Pllana tha se turizmi është një prej sektorëve të rëndësishëm përmes së cilit popujt tanë njohin njëri tjetrin dhe krijojnë raporte të përhershme miqësie që shërbejnë në avansimin e raporteve të ndërsjella në mes të vendeve të Ballkanit. Ai nënvizoi se rajoni i Ballkanit, në veçanti Republika e Kosovës, ka potencial të jashtëzakonshëm turistik, resurse natyrore të shumëllojshme e trashëgimi të pasur kulturore e historike, të cilat mundësojnë zhvillim të turizmit që tejkalojnë kufijtë nacional.

Në këtë mbrëmje, Hotel Emerald nga Prishtina u shpërblye me çmimin special si hoteli më i mirë në Ballkan në kategorinë Best 5 Star Conference & BusinessTourism, ndërsa hoteli Pinea nga Golemi me pronar kosovar mori çmimin special në kategorinë Best Luxury 5 Star Hotel on the first line. Një prej sponsorëve kryesor të mbrëmjes ishte veraria e njohur nga Republika e Kosovës Stone Castle.

Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Defin Pllana

Exit mobile version