Sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
Për këtë 22-vjetor ambasada e Kosovës në Amerikë ka kujtuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
Në 22-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, ambasada e Kosovës në Washington thotë se NATO-ja me trupat e saj në Kosovë vazhdon misionin si faktor i rëndësishëm për stabilizimin e Kosovës dhe për sigurinë rajonale.
“Sot shënojmë përvjetorin e 22 të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovës, duke kujtuar luftën dhe sakrificat e mëdha të popullit tonë dhe angazhimin e diplomacisë perëndimore, të NATO-së, ShBA-ve dhe BE-së, që kontribuuan në luftën e drejtë dhe çlirimtare. NATO-ja me trupat e saj në Kosovë vazhdon misionin si faktor i rëndësishëm për stabilizimin e Kosovës dhe për sigurinë rajonale! Gjithmonë falenderues!🇺🇸🇪🇺🇽🇰”, thuhet në shkrimin e ambasadës të publikuar në Facebook.