UBT News

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza në EBA

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Osmani ka falënderuar homologun e saj në këtë vend për pranimin e propozimit të saj.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka deklaruar se për datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët do të informohen me kohë.

“Sot është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për Përjashtimin Reciprok të Kërkesave për Viza Hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të gjithë qytetarët e vendit tonë bartës të pasaportës së Republikës së Kosovës. Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbajë të informuar në kohë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka shtuar se deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse.

Exit mobile version