UBT News

Ambasada e Gjermanisë bën thirrje për respektimin e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar lidhur me akuzat e fundit të zyrtarëve shtetëror mbi Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese së fundmi reagoi përmes një reagimi publik duke thënë se përpjekjet për ndërhyrje në këtë gjykatë cënojnë ndarjen e pushtetit duke potencuar se pavarësia e këtij institucioni është gurthemel i shtetit të Kosovës.

Ambasada e Gjermanisë thotë se pavarësia e drejtësisë është gurthemel i sundimit të ligjit, duke i bërë thirrje akterëve politikë dhe institucional të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit gjyqësor.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, Ambasada e Gjermanisë dëshiron të bëjë këtë deklaratë:Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë si gurthemel i sundimit të ligjit. Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë sistemit gjyqësor dhe të heqin dorë nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe sulmet personale“, ka shkruar Ambasada e Gjermanisë.

Kujtojmë se këto reagime erdhën pas vendosjes së masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Masa e përkohshme u vendos nga Gjykata Kushtetuese deri me 30 shtator pas ankesës së Listës Serbe pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të legjislativit nga ana e komunitetit serb./D.B/KP

Exit mobile version