UBT News

​Ambasada e Britanisë dhuron donacion 4 dronë për policinë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti dhe ambasadori britanik në Kosovë Jonathan Hargreaves, kanë nënshkruar marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni për policinë.

Kjo marrëveshje sipas njoftimit, ka të bëjë me dhurimin e katër dronëve, të cilët do të ndihmojnë njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.

Duke përdorur imazhërinë/rezolucionin e lartë dhe aftësitë termale të këtyre pajisjeve, mund të ndihmojnë njësitet policore në marrje të vendimeve të bazuara në informacion, fotografi, xhirime dhe imazhe/prova. Pajisjet e specializuara do të luajnë një rol jetësor në Polici të Kosovës, do të rrisin dhe do të profesionalizojnë edhe më tej punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm”, thuhet në komunikatën e policisë.

Exit mobile version