UBT News

Ambasada amerikane reagon pas shkarkimit të Bordit të RTK-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas shkarkimit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, duke thënë se shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet që duhet të bazohen në merita.

Sipas ambasadës, shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore.

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të pakët. Shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet që duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./UBTNews

Exit mobile version