UBT News

Ambasada amerikane për përjashtimin e Berishës nga PD: Vendimi i vështirë që mori Basha meriton respekt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka përshëndetur vendimin e Kryetarit të Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

“Vendimi i vështirë që mori kryetari Lulzim Basha dje meriton respekt. Ky vendim tregon se ashtu si 30 vite më parë, në momentet kritike të historisë shqiptare, Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e shkuara, në mënyrë që të ndërtojë të ardhmen, të ndihmojë Shqipërinë të ecë para. Amerika ka një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike, që prej krijimit të saj dhe ne presim të punojmë afër tashmë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet ShBA- Shqipëri”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter.

Exit mobile version