UBT News

​Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kufizuar përditësimet në Facebook, për shkak të krizës buxhetore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm.

Si rrjedhojë, mijëra punonjës që paguhen nga buxheti shtetëror do të jenë në pushim pa pagesë, derisa të arrihet një marrëveshje mes partive.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota. Kjo, për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, thuhet në njoftimin në Facebook.

“Kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, thuhet po aty.

Kjo është mbyllja e parë e qeverisë pas shtatë vitesh, që nga mandati i parë i presidentit aktual./S.K/KP/

 

Exit mobile version