UBT News

Ambasada amerikane në Kiev iu bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë

US Embassy building stays empty as the diplomatic staff was ordered to leave Ukraine Kiev, Ukraine on February 23, 2022. (Photo by Dominika Zarzycka/NurPhoto via Getty Images)

Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje amerikanëve që janë në Ukrainë të largohen menjëherë, dhe ata që mbesin aty duhet “të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të mundësisë për luftë aktive, krim dhe trazira civile”.

“Qytetarët amerikanë që mbesin në Ukrainë duhet të monitorojnë me kujdes njoftimet e qeverisë dhe mediat lokale dhe ndërkombëtare për informacione në lidhje me ndryshimin e kushteve të sigurisë dhe alarmet për strehim në vend”, thuhet në njoftim.

Nga ambasada thonë se situata është “shumë e paqëndrueshme”, duke paralajmëruar se mund të përkeqësohet edhe më tej, dhe mes tjerash u tha se forcat ruse sulmuan qytetet kryesore të Ukrainës dhe qeveria ukrainase mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet tregtare për shkak të veprimeve ushtarake./UBTNews/

Exit mobile version