Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote të votojnë në këto zgjedhje.
Meqë sot është edhe festa e Shën Valentinit, Ambasada amerikane përmes një shkrimi në Facebook i ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dëshmojnë dashurinë e tyre për vendin.
“Në Ditën e Shën Valentinit tregoni dashurinë për vendin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, thuhet në shkrimin e ambasadës./UBTNews
This Valentine’s Day show your love for your country and your family. Vote! Kosovo’s future is in your hands. 🗳️🇽🇰🇺🇸 #KosovoVotes2021
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Saturday, February 13, 2021