UBT News

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

Ambasada u sulmua me dy raketa këtë mëngjes, tha një zëdhënës.

Shpërthime u dëgjuan pranë ambasadës, në qendër të kryeqytetit të Irakut, rreth orës 4 të mëngjesit. Nuk raportohet për viktima.

Sulmi besohet të jetë kryer nga milicitë e lidhura me Iranin në Irak, tha zëdhënësi, megjithëse asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë.

Një grup ombrellë i milicive myslimane shiite të lidhura me Iranin kanë iniciuar sulme kundër forcave amerikane në bazat ushtarake në Irak dhe Sirinë fqinje, por ky është sulmi i parë me raketë i raportuar kundër ambasadës.

Më shumë se 70 sulme nga grupet e armatosura kanë qenë të lidhura me mbështetjen e SHBA-së ndaj Izraelit./UBTNews/

Exit mobile version