Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituare medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Kosova tani ka tre medalje të arta në Lojërat Olimpike përfshirë këtu edhe fitoren e xhudistes Majlinda Kelmendi, në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, shkruan KultPlus.
Pas fitores së Krasniqit dhe Gjakovës ka reaguar edhe Ambasada amerikane e cila ka uruar xhudistet kosovare për këtë sukses.
Postimi i plotë i Ambasadës amerikane:
Urime Nora Gjakovës, medalja e tretë e artë e Kosovës kampione olimpike e xhudos. Si Majlinda & Distria para saj, fitorja e Norës i tregon botës atë që tashmë e dimë: Gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të qëndrueshme — të gatshme për ta çuar vendin e tyre në madhështi.