UBT News

Ambasada amerikane kujton hyrjen e NATO-s në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për vendosjen e paqes dhe stabilitetit.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada nderoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmoi përkushtimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet.

“27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane./A.K/

Exit mobile version