Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka vlerësuar si iknurajuese numrin kaq të madh të daljes së qytetarëve për të votuar paqësisht.
“Inkurajuese për të parë kaq qytetarë që po votojnë paqësisht sot, pavarësisht motit dhe pandemisë. Tani është e rëndësishme t’i japim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të Kosovës kohë dhe hapësirë për të numëruar votat dhe për të bërë punët e tyre”, thuhet në një reagim të ambasadës së Facebook./UBTNews