UBT News

Amazon ua mundëson klientëve të paguajnë me Venmo

Amazon solli një opsion të ri për klientët që të paguajnë me Venmo. Ky opsion filloi së zbatuari nga e marta.

Klientët e përzgjedhur e kanë një opsion në arkë për të paguar porositë në Amazon (AMZN.com) dhe nëpërmjet aplikacionit celular duke përdorur shërbimin popullor të pagesave në pronësi të PayPal (PYPL) në vend që të përdorin kartat e tyre të kreditit. Opsioni do të jetë i disponueshëm për klientët amerikanë deri të Premten e Zezë (Black Friday).

Për të përdorur opsionin e ri, klientët mund të shtojnë Venmon si një mënyrë pagese në faqen e llogarisë në Amazon dhe më pas të zgjedhin Venmo në arkë.

Kjo është lëvizja e fundit nga Amazon për të zgjeruar opsionet e pagesave për klientët./UBTNews/

Exit mobile version