UBT News

Amazon, Starbucks dhe Adidas në mesin e 40 kompanive që do të punësojnë dhe trajnojnë 250 mijë refugjatë

Kompanitë sikurse Amazon, Accenture dhe Adidas janë zotuar se do të punësojnë dhe trajnojnë mbi 250 mijë refugjatë gjatë tri viteve të ardhshme.

Kompanitë shumëkombëshe janë zotuar të ofrojnë punë dhe trajnime për mijëra refugjatë gjatë tri viteve të ardhshme.

Markat kryesore sikurse Adidas, Accenture, Amazon, Hilton, PepsiCo dhe Starbucks janë zotuar të punësojnë drejtpërdrejt më shumë se 13 mijë refugjatë dhe të trajnojnë më shumë se 86 mijë.

ManpowerGroup dhe Randstad, disa nga agjencitë më të mëdha të personelit në botë, janë ndër kompanitë që janë zotuar se do t’ua mundësojnë punësimin 152 mijë refugjatëve.

Miliona njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre qëkur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./UBTNews/

Exit mobile version