UBT News

Amazon shënjestron 10 mijë grupe të rreme në Facebook

Amazon do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj administratorëve të mbi 10 mijë grupeve në Facebook, raporton BBC.

Në një njoftim thuhet se grupet po gjenerojnë komente të rreme në tregjet e Amazon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Japoni. Gjiganti teknologjik thotë se grupet po ofrojnë para ose mallra në shkëmbim të komenteve që po postohen në Amazon.

Një nga grupet që u largua nga kompania Meta në fillim të këtij viti, kishte 43 mijë anëtarë. Ajo quhej “Amazon Product Review”. Pasi njerëzit në grup blenë produkte të zgjedhura dhe lanë komentet e tyre, administratorët i rimbursonin ata.

Një numër i madh komentesh, veçanërisht ato pozitive, rrisin shikueshmërinë e shitësve në platformat e Amazon – si dhe i vendosin ato më lart në rezultatet e motorëve të kërkimit./UBTNews/

Exit mobile version