Prokurori i Uashingtonit nisi sot një proces gjyqësor kundër Amazon, me akuzën për pengim të konkurrencës në tregtinë në internet.
“Sjellja e Amazon dhe pjesa e saj në treg provojnë qëllimin e saj për të ndërtuar një monopol dhe tregojnë një probabilitet të rrezikshëm suksesi”, detajoi ankesën prokurori Karl Racine.
Ai kritikoi gjigantin e tregtisë elektronike për parandalimin e kompanive nga shitja e produkteve të tyre diku tjetër më lirë, sesa në platformën e tij.
“Amazon ka përdorur pozicionin e saj dominues në tregun e shpërndarjes në internet për të fituar me çdo kusht”, shkroi Racine në Twitter.
Grupi i Seattle “maksimizon fitimet e tij në kurriz të shitësve dhe konsumatorëve të detyruar të paguajnë çmime artificialisht të larta, ndërsa dëmton konkurrencën dhe inovacionin”, vazhdon prokurori.
Racine po synon veçanërisht kufizimet në kontrata për tregtarët, që Amazon thotë se i hoqi në 2019, por që, në realitet, kjo dispozitë është zëvendësuar në heshtje me një tjetër, ekuivalente, që thotë se shitësit e palëve të treta mund të sanksionohen ose të pushohen nga Amazon, nëse ata tregtojnë produktet e tyre me çmime më të ulëta diku tjetër.
Prokurori përmendi, gjithashtu, edhe “komisionet e larta” të marra nga firma: “deri në 40% të çmimit të produktit”.