Kryeshefi ekzekutiv i Amazon-it, Andy Jassy tha se nuk do t’i detyrojë punëtorët e kompanisë të kthehen në zyrë së shpejti.
“Ne nuk e kemi në plan për t’u kërkuar punëtorëve të kthehen”, tha Jassy në një konferencë në Los Angeles të mërkurën.
Gjiganti i shitjes me pakicë njoftoi në tetor të vitit të kaluar se do t’i lejojë menaxherët dhe ekipet individuale të përcaktojnë se sa kohë kalojnë në zyrë. Jassy tha atëkohë se nuk duhet të ekzistojë vetëm një qasje e vetme për të prodhuar rezultate të mira.
Qëndrimi i tij mund t’u shërbejë kompanive dhe korporatave botërore, të cilat po presin të përfundojë vera dhe t’i intensifikojnë përpjekjet për t’i kthyer punëtorët në zyrë.
Google iu kërkoi punonjësve të saj që të punojnë tri ditë në javë nga zyra që nga muaji prill i këtij viti, ndërsa plani i Apple për ta adaptuar këtë strategji ngjalli reagime te punonjësit (megjithatë plani u anulua pas rritjes së rasteve me COVID-19 pranë selisë së kompanisë Bay Area)./UBTNews/