Amazon me 44 miliardë euro shitje në Evropë paguan zero taksa.
Dyshime të reja janë ngritur mbi Amazon pasi një raport zbuloi se kompania kishte 44 miliardë euro shitje në Evropë por nuk kishte paguar asnjë taksë.
Llogaritë e Amazon EU Sarl, filiali përmes të cilit Amazon shet në Britani dhe Evropë, tregojnë se pavarësisht shitjeve rekord, kishte pasur humbje prej 1.2 miliardë euro dhe si rezultat ska paguar taksa.
Në të vërtetë kompania përfitoi një grant prej 56 milionë eurosh për të përballuar vështirësitë dhe shtyrë drejt fitimit. Kompania ka 2.7 miliardë euro humbje prandaj si rezultat mund të shmangë taksat nëse kthehet fitimprurëse në të ardhmen.
Filiali i Luksemburgut menaxhon shitjet në Britani, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Poloni, Spanjë dhe Suedi si dhe numëron 5,262 punonjës me paga total prej 8.4 milionë euro.
Të dhëna të tjera tregojnë se shitjet e Amazon në 2020-ën u rritën me 12 miliardë euro krahasuar me një vit më parë. Luksemburgu ka një popullsi prej vetëm 600 mijë banorësh, ende kompanitë më të mëdha të botës kanë filialet e tyre në këtë vend me taksa të ulëta. /PCWorld Albanian