Amazon planifikon të shkurtojë më shumë se 18 mijë vende pune, numri më i madh në historinë e firmës, pasi po lufton për të kursyer kostot.
Kompania që ka të punësuar 1.5 milion njerëz në mbarë botën, nuk dha detaje se në cilin vend do të ketë ulje të numrit të punonjësve, por njoftoi se ato do të përfshijnë Evropën.
Shumica e humbjeve të vendeve të punës do të vijnë nga dyqanet e saj, përfshirë Amazon Fresh and Go dhe divizionin e burimeve njerëzore.
Punëtorët e larguar nga puna do të njoftohen deri më 18 janar./UBTNews/