UBT News

Amazon do të dërgojë porositë me dron

Amazon thotë se do të fillojë dërgimin e porosive për blerësit me dron për herë të parë në fund të këtij viti, në pritje të miratimit përfundimtar rregullator.

Përdoruesit në qytetin kalifornian të Lockeford do të jenë në gjendje të regjistrohen për të dërguar mijëra mallra me rrugë ajrore në shtëpitë e tyre, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Gjiganti i blerjeve ka premtuar dërgesë me dron për vite me radhë, por është përballur me vonesa dhe ka raportuar pengesa. Por kompania tha se planifikon të hapë shërbimin më gjerësisht pas Lockeford.

Amazon tha se dronët do të programohen për të hedhur pako në oborret e klientëve në Lockeford, i cili ka një popullsi prej rreth 4 mijë njerëz./UBTNews/

Exit mobile version