MGM gjithashtu ka në pronësi trilogjinë Hobbit që do të kombinonte me seritë Lord of the Rings që do të debutojnë në Prime Video.
Amazon do të blejë studion Hollivudiane MGM në një marrëveshje me vlerë 8.45 miliardë dollarë. Kompania do të marrë të drejtat e disa prej yjeve si James Bond, Rocky apo Rbocop.
MGM gjithashtu ka në pronësi trilogjinë Hobbit që do të kombinonte me seritë Lord of the Rings që do të debutojnë në Prime Video.
Marrëveshja është e dyta më e madhe në historinë e Amazon pas blerjes së Whole Foods për 13.7 miliardë dollarë. Gjithashtu kemi parë Disney të blinte 21 Century Fox për 71 miliardë dollarë.
Ndërsa kompani të tjera mediatike kanë arritur marrëveshje kolosale, Big Tech ka qëndruar në heshtje. Studioja ka qenë në bisedime edhe me Apple për një blerje të mundshme prej 6 miliardë dollarësh por që bisedimet dështuan. /PCWorld Albanian