Amanda Seyfried tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia me një pamje të ngjashme me atë të Julia Roberts.
Aktorja 39-vjeçare mbërriti në foto-konferencën e “The Testament of Ann Lee” e veshur me një xhaketë të madhe, xhinse blu dhe këmishë krem-kafe, duke e kompletuar dukjen me taka të zeza.
Ideja për këtë pamje lindi pasi Amanda pa veshjen e Julia-s në Instagram dhe i kërkoi stilistes së saj, Elizabeth Stewart, ta riprodhonte atë, shkruan DailyMail.
Stilistja konfirmoi më pas se Julia kishte qenë e lumtur që Amanda e huazoi pamjen e saj Versace për eventin.
Gjatë premierës, Amanda shkëlqeu edhe me një fustan saten pa rripa, blu të errët me detaje të kuqe, megjithëse pësoi një rrëzim të vogël teksa pozonte për fotografi. Ajo ruajti humorin dhe elegancën, duke u argëtuar me fotografët dhe kolegët e saj.
Më herët këtë vit, Amanda rrëfeu se kishte bërë gjashtë audicione për rolin e Elphabës në “Wicked”, duke treguar përkushtimin dhe pasionin e saj për projekte të rëndësishme.