Aloe vera është një tjetër bimë tradicionale që u bë e famshme për benifitet që i sjell lëkurës. Aloe mund të largojë mbetjet nga produktet e tjera dhe vajrat e tepërta nga flokët tuaj. Është i butë dhe përmban vitamina që mund të ndikojnë në rritjen e flokëve dhe parandalimin e rënies së flokëve.
Ju gjithashtu mund të përgatisni një hidratues flokësh me aloe vera. Në një shishe, shtoni një filxhan ujë dhe gjysmë filxhani lëng aloe vera. Shkundeni mirë dhe spërkatni flokët me të para se t’i rregulloni./UBTNews