Aloe Vera është një bimë shumë e përhapur kudo në botë. Në një rast apo në një tjetër të gjithë e keni ndeshur këtë bimë. Ajo është përdorur për shekuj të tërë për të kuruar probleme të shumta shëndetësore.
Xheli që gjendet brenda degëve të bimës përdoret për të trajtuar problemet e lëkurës, plagët, djegiet dhe infeksionet. Por nëse përdoret si pije ajo ka ndikimin e saj pozitiv për tretjen dhe veshkat.
Së fundmi janë sugjeruar disa efekte të tjera të aloes për trupin e njeriut; pikërisht ulja e kolesterolit dhe nivelit të triglicerideve.
Aloe Vera dhe niveli i triglicerideve
Shumë studime sugjerojnë se aloe vera ka një ndikim tek niveli i triglicerideve në gjak, por sekreti qëndron tek mënyra e përgatitjes së saj dhe gjetjes së dozës së duhur.
Lexoni këtu për mënyrën e përgatitjes së ujit të Aloes.
10 gr është i mjaftueshëm nëse e konsumoni shpesh, por në raste sëmundjesh doza është më e lartë. Po ashtu mund të merrni ekstrakte të Aloe Veras nga 100 deri 1000 mg në ditë sipas këshillës së mjekut. Përdoreni për një periudhë tre javë deri tre muaj në varësi të efektit që ju duhet.
Si e bën efektin e saj?
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, ekspertët thonë me bindje është se efekti i saj lidhet me fitosterolin. Kjo substancë është shumë e rëndësishme pasi duke bashkëpunuar me glukomanin e aloe verës arrijnë të ndikojnë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve.
A duhet të përdorni ekstraktin e aloes?
Në disa raste përdorimi i ekstraktit të aloe verës shkakton diarre dhe dhimbje barku. Prandaj është e këshillueshme që nëse vendosni për ta konsumuar të vëzhgoni mënyrën si reagon trupi juaj. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është fakti që para se të nisni konsumimin e saj të këshillohuni me mjekun tuaj.