Në platformën Hulu ka nisur transmetimi i serialit të ri dramatik “All’s Fair”, i cili sjell në ekran disa prej emrave më të njohur të Hollywood-it, mes tyre Glenn Close, Naomi Watts dhe Sarah Paulson.
Seriali ndjek historinë e një grupi avokatesh të specializuara në çështje divorci, të cilat largohen nga një firmë ligjore e dominuar nga burrat për të hapur zyrën e tyre.
Të zgjuara, të vendosura dhe emocionalisht komplekse, ato përballen me ndarje të bujshme, sekrete të errëta dhe sfida të ndërlikuara që vënë në provë miqësitë dhe besnikëritë e tyre si brenda gjykatës, ashtu edhe jashtë saj.
Në një botë ku paratë dhe pushteti diktojnë gjithçka, këto gra nuk luajnë sipas rregullave ato i rishkruajnë ato.
Përveç kastës kryesore, seriali përfshin edhe aktore tjera si Niecy Nash, Teyana Taylor, Kim Kardashian, Elizabeth Berkley, Brooke Shields, Jessica Simpson dhe shumë të tjera.
Krijuar, shkruar dhe drejtuar nga Ryan Murphy, “All’s Fair” mban edhe firmën e tij si producent ekzekutiv, duke premtuar një prodhim plot dramë, stil dhe intriga. /A.Z/UBT News/
