Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje për banimin e përballueshëm edhe me komunën e Istogut.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se marrëveshjen e nënshkroi pas komunave të Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës.
“Sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut. Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, ka thënë Aliu.