Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka prezantuar dy vendime të miratuara që kanë të bëjnë më draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 dhe draft-koncepti e dokumentit për fushën e automjeteve.
Ai në konferencë për medie pas mbledhjes së parë të Qeverisë për këtë vit, tha se synohet që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vend të jenë elektrike apo hibride, që nuk ndotin ambientin.
“Kemi marrë dy vendime të rëndësishme, i pari ka të bëje me draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 e cila është miratuar sot dhe vendimi i dytë ka qenë aprovimi i draft-koncept dokumentit për fushën e automjeteve. Që të dyja këto vendimet janë vendime që prekin drejtpërdrejt edhe çështjen e transportit dhe interesin e qytetarëve, për sa i përket lëvizshmërisë, por edhe aspektin tjetër që është i rëndësishëm aspekti mjedisor. Strategjia e multimediales është dokument të cilin e kemi përgatit bashkë me ndihmën e BE-së dhe në linjë me politikat e BE-së dhe synojnë që të krijojë koordinim të çartë në mes të llojeve të ndryshme të transportit e që është transporti tokësorë, rrugorë, hekurudhor dhe ajror. Kjo strategji do të ndihmojë që komforë trageteve të BE-së të arrijë t’i zbusë emisionet nga ana e transportit dhe të krijojë siguri në trafik”, deklaroi ai.