Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të raportojë sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku do të shqyrtohet raporti i auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.
Mbedhja e komisionit nis në orën 14:00.