UBT News

​Aliu: Punimet në urën e Badocit në trende normale

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se punimet në urën e Badocit po shkojnë sipas trendeve normale.

Madje, ai beson që këto punime do të kryhen edhe më herët sesa që është paraparë.

Këto deklarimet i pari i infrastrukturës, Liburn Aliu I bëri pas kritikave që mori nga deputetëve opozitarë.

Aliu theksoi se në trende normale janë edhe punimet e projekteve tjera infrastrukturore.

“Për vërejtjet për rrugën Dollc-Gjakovë mendoj që një pjesë e madhe qëndron dhe me të gjitha këto jemi duke u marr, është projekt i trashëguar, i kontraktuar në të kaluarën shembjen nuk e kemi bërë ne, shembja ka ndodhur si rezultat i këtij projekti… Rasti i urës në Badoc është duke shkuar brenda trendeve normale, pres që do të kryen edhe më herët , sa i përket autostradës nuk mund t’u jap fjalë për çdo ditë dalin probleme të reja, por a ka progres, ka një progres mjaftë të madh nga vetëm vizitat e mija që i kam bërë së paku 1 herë në muaj nga marsi i këtij viti trendi i punimeve që ka shkuar në mënyrë mjaftë të shpejt se sa viti i kaluar”, tha ai.

Në seancën e sotme, kuvendi ka miratuar edhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën e sotme plenare, deputetët kanë miratuar edhe Ligjin për Kripto-Asetet. Po ashtu, kuvendi miratoi Ligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare. Zëvendësimi është bërë pas largimit të tre deputetëve: Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Drita Millaku.

Kuvendi i Kosovës është në pauzë deri në orën 14:00, ku në rend dite janë rreth 30 pika.

Exit mobile version