Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se 75 për qind e ndërtimeve ekzistuese në Kosovë janë pa leje ndërtimore.
Për këtë ai ka thënë se projekti i rindërtimit të kadastrit është një projekt i cili rregullon bazat e rregullimit pronësor në vend.
Ministri ka shtuar se duke marr parasysh gjendjen e kadastrit ky proces është jashtëzakonisht kompleks dhe kërkon shumë punë konkrete në terren.
“Rindërtimi i kadastrit është një projekt i cili rregullon bazat e rregullimit pronësor në vendin tonë, duke marrë parasysh se përgjatë periudhave të ndryshme kohore dhe sidomos një pjesë e madhe e dokumentacionit kadastral është marrë në Serbi dhe digjitalizimi i tij më pastaj me ato që kanë ngelur dhe përpunimi me kohën ka bërë që të ketë shumë situata të vështira në gjendjen e kadastrit. Mospërputhje në mes gjendjen grafike atyre tekstuale, defekte të cilat duhet të riparohen një për një parcele për parcele të gjitha këto. Është një proces jashtëzakonisht kompleks dhe kërkon shumë punë konkrete në terren”, tha Aliu.
Aliu ka thënë se në këtë projekt 70 mijë objekte do të maten, e duke marr parasysh rëndsin e rregullimit të kadastrit, ministri ka thënë se është shumë e nevojshme ndihma e qytetarëve dhe komunave.
“Për punë të cilët duhet medoemos ta bëjmë dhe nuk mund të ketë kadastër të rregullt pa e rindërtuar atë. Prandaj këto memorandume janë të rëndësishme, sepse suksesi i këtij projekti varet nga përfshirja e qytetarëve, komunave, profesionistëve të gjeodezisë, në mënyrë që të kemi sukses në këtë projekt. Krahas me punën që lidhet me fushën e pronave është edhe një punë tjetër e rëndësishme, matja gjeodezike e të gjithave objekte. Rreth 70 mijë objekte në këtë projekt do të maten. Matjen e këtyre do të shërbejnë atyre qytetarëve që aplikojnë për legalizim. Tash ata nuk kanë nevojë që të bëjnë matjet gjeodezike, që i bie do të mundin të kursejnë një pjesë të parave kur të aplikojnë për legalizim. Kjo do të ndihmojë shumë sidomos tek ndërtesat kolektive”, ka thënë ai
Tutje, ministri i Infrastrukturës ka thënë dekadave të fundit në Kosovë është vu një rend sa i përket ndërtimeve dhe lejeve të ndërtimore.
Ai ka theksuar se procesi i legalizimit është i domosdoshëm, pasi janë rreth 75 për qind të ndërtimeve ekzistuese janë pa leje
“Dekada e fundit në Kosovë është vu një rend sa i përket ndërtimeve dhe lejeve të ndërtimore, është vu një rend që ndërtimet të bëhen në përputhje me planet. Më herët nuk ka pasur plane për një kohë të gjatë, kanë filluar që nga viti 2004 të fillojnë planet e ndërtimit. Ky zgjerimi urban që ka ndodhur nuk ka mundur që institucionet nuk ka mundur të përcjell, ka pasur një potencial të madh zhvillimor në vitet e pasluftës. Ky potencial është shprehur në objektet e ndërtuara që nuk ka mundur institucionet e asaj kohe që ta mund të përcjellin qoftë me plane dhe inspektoriat. Procesi i legalizimit është i domosdoshëm, sepse janë rreth 75 për qind të ndërtimeve ekzistuese janë pa leje natyrisht jo të gjitha ndërtimet pa leje janë ndërtime të parregullta, prandaj ekziston edhe procesi i legalizimit. Tek pjesa e legalizimit është i nivelit të lartë kurse tek pjesa e ndërtimit ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë ai.