UBT News

Alibeaj: Deklaratat e zyrtarëve rusë, luftënxitëse

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sot në lidhje me ngjarjet e ndodhura në kufirin Kosovë-Serbi.

Në reagimin e tij, Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën në veriun e Mitrovicës.

Partia Demokratike mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës zbatimin e regjimit te reciprocitetit me Serbinë. Në të njëjtën kohë përshëndesim bashkërendimin e plotë të institucioneve te Kosovës me partneret strategjikë dhe KFOR. Partia Demokratike e konsideron si provokative dhe luftënxitëse deklaratat e zyrtarëve të lartë të Federatës Ruse. Federata Ruse duhet të ndalë deklaratat dhe qëndrimet konflikt nxitëse në një rajon që e ka të përcaktuar qartë orientimin euroatlantik. Federata Ruse nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, një vend i cili është përcaktuar qartë strategjikisht në aleancë me demokracitë euroatlantike”, u shpreh ai.

Po ashtu, Alibeaj theksoi se Partia Demokratike u kërkon qytetarëve të Kosovës që me besim të mbështesin vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe të pavarësisë.

Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi si rruga më e mirë e zgjidhjes paqësore e mosmarrëveshjeve reciproke. Partia Demokratike fton Serbinë dhe lidershipin e saj të kuptojnë se procesi i njohjes reciproke Serbi-Kosovë është kontributi i tyre real për një Ballkan në paqe dhe të integruar në familjen evropiane”, u shpreh Alibeaj./Atsh

Exit mobile version