Alexei Navalny, politikani më i shquar i opozitës së Rusisë, është përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që mund të jenë rezultat i helmit me veprim të ngadaltë, tha një aleat i ngushtë.
“Situata e tij është kritike, të gjithë jemi shumë të shqetësuar”, tha Shaveddinov për The Guardian në një intervistë telefonike.
“Ne e kuptojmë se situata duhet të ketë qenë shumë e keqe nëse thirret një ambulancë”, tha ai, duke shtuar se autoritetet e burgut refuzuan që Navalny të shtrohej në spital.
Nuk kishte asnjë përditësim për gjendjen shëndetësore të Navalny-t që kur mbërriti ambulanca, tha Shaveddinov, sepse “autoritetet e burgut po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta izoluar atë”.
Navalny komunikon me botën e jashtme përmes avokatëve të tij.
46-vjeçari është duke vuajtur dënimin prej 11 vitesh e gjysmë për akuza përfshirë mashtrimin dhe përbuzjen e gjykatës, akuza të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se u krijuan për t’i mbyllur gojën./UBTNews/