Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny do të nisë sot një gjyq të ri.
Ai akuzohet për vepra të shumta të lidhura me ekstremizmin, përfshirë krijimin e një rrjeti ekstremist dhe financimin e aktivitetit ekstremist.
Nëse shpallet fajtor, burgimi i tij mund të zgjatet deri në tre dekada.
47-vjeçari tashmë po vuan dënimin me nëntë vjet për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.
Gjyqi do të zhvillohet në koloninë penale IK-6 të sigurisë maksimale në Melekhovo, rreth 155 milje në lindje të Moskës./UBTNews/