Karriera universitare e Alessandro Giuli, Ministrit të Kulturës në Itali, përfundoi me sukses, duke arritur notën maksimale 30 në provimin e tij të fundit në Filozofi.
Giuli u prezentua në Universitetin “La Sapienza” për të dhënë provimin e tij të fundit, por jo pa protestat e disa studentëve. Megjithatë, ky fakt nuk ndikoi në performancën e tij, e cila rezultoi e shkëlqyer.
“Provimi shkoi shumë mirë. Ministri ishte i përgatitur shumë mirë, por për të ruajtur qetësinë e rendit publik, e çuam provimin në orën 08:00. Ai zgjati rreth 30 minuta, dhe mund ta përgëzoj,” tha profesori Gaetano Lettieri, me të cilin Giuli bëri testin me gojë për Teorinë e Doktrinave Teologjike.
Provimi u zhvillua me dyer të hapura, dhe për shkak të situatës, kishte prani të policisë për arsye sigurie. “Dera ishte e hapur, provimi ishte i qartë, pyetjet ishin të vështira dhe të përpikta. Alessandro Giuli u përgjigj me shumë kompetencë, pra mund të themi se ishte një student si gjithë të tjerët,” theksoi profesori.
Me këtë përfundim, Giuli tregon se ndonëse është një figurë publike, ai ka arritur të përfundojë me sukses edhe detyrimet e tij akademike./UBTNews/