UBT News

Alergjia nga lajthisë, izolohet proteina që shkakton simptomat

Sipas Regjistrit Europian të Anafilaksisë, që mbledh të dhëna nga fëmijë dhe adoleshentë nga dhjetë vende europiane, lajthitë janë ushqimi i dytë, pas kikirikëve, që shkakton reaksione të rënda alergjike te fëmijët e moshës shkollore, i treti te fëmijët parashkollorë.

Shkaktare është oleozina, një proteinë alergjike, izolimi i së cilës nga një grup studiuesish nga Torino e bën më të lehtë diagnostikimin e alergjisë ndaj saj.

Izolimi i proteinave alergjike, i depozituar në bankën speciale të alergjenëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u bë gjithashtu i mundur edhe falë analizës së gjenomit të lajthisë.

E pranishme në zakonet dietike të fëmijëve, siç raportohet nga studimi EuroPrevall, lajthia është ushqimi që shkakton më shumë reagime alergjike në popullatën e studiuar, me rreth 890 mijë persona nga gjithsej 446 milionë banorë të Europës.

Exit mobile version