Një aleat i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin tha të premten se duhet t’u konfiskohen pronat dhe asetet rusëve që diskreditojnë forcat e armatosura të vendit dhe kundërshtojnë luftën në Ukrainë.
Sipas Vyacheslav Volodinit, kryetarit të Dumës ruse, masat aktuale sikurse gjobat për ata që janë kundër asaj që Moska e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë, nuk janë mjaftueshëm të ashpra./UBTNews/