UBT News

Aleati i Putinit shpjegon pse presidenti rus nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës që do të mbahet javën e ardhshme në Indonezi.

Edhe pse Moska nuk dha detaje lidhur me mospjesëmarrjen e tij, një aleat i Putinit dha një shpjegim se pse ai beson se presidenti rus nuk po merr pjesë.

Sergei Markov, një ish-këshilltar i ngushtë i Putinit, thotë se ekziston një “mundësi e madhe për atentat ndaj Putinit nga shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë dhe Ukrainës”.

Përmes një shkrimi në Telegram ai renditi edhe arsyet rreth mundësisë së shfaqjes së “situatave të tilla poshtëruese”. Gjithashtu ai tha se pas dorëzimit të Khersonit, vendet e tjera do të ushtrojnë presion ndaj Rusisë për t’u dorëzuar. Kurse në rrjetet tjera sociale ai kritikoi Rusinë për tërheqjen e forcave ruse nga Khersoni.

Ai tha se dorëzimi i qytetit të Khersonit është “humbja më e madhe gjeopolitike e Rusisë që nga rënia e BRSS-së”./UBTNews/

Exit mobile version