Dmitry Medvedev, ish-president dhe kryeministër i Rusisë, ka paralajmëruar për shpërthimin e një konflikti global pasiqë tensionet bërthamore u rritën dhe shqetësimet për ndryshimet klimatike po intensifikohen.
“Bota është e lodhur dhe ndoshta është në prag të një lufte të re botërore”, tha Medvedev, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin dhe nënkryetari i këshillit të sigurisë së Rusisë, në një konferencë për media në Moskë.
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, zyrtarët në Moskë kanë paralajmëruar vazhdimisht se bota po përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Ne jemi në një kufi historik: Para nesh është ndoshta dekada më e rrezikshme, e paparashikueshme dhe në të njëjtën kohë, më e rëndësishme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Putin gjatë një konference për media në muajin tetor./UBTNews/