Zyrtarët ukrainas thonë se oligarku i arratisur ukrainas, Viktor Medvedchuk, ish-udhëheqësi i një partie opozitare pro-ruse dhe bashkëpunëtor i ngushtë i liderit rus, Vladimir Putin, është arrestuar në një operacion special të kryer nga shërbimi sekret i vendit, SBU.
Në një fjalim të martën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi nga Rusia që në këmbim të lirimit të Medvedchuk të lirohen ukrainasit që po mbahen në burgjet ruse.
Gjatë të martës, Zelensky postoi në rrjetet sociale një foto të Medvedchuk të prangosur dhe të veshur me një uniformë kamuflazhi me flamurin e Ukrainës.
Medvedchuk ishte ish-udhëheqësi i partisë pro-ruse Opposition Platform – For Life. Ai u mbajt në arrest shtëpiak para fillimit të luftës dhe u arratis pas fillimit të luftës./UBTNews/