Kandidati për qeveri nacionaliste të majtë sllovake, Peter Pellegrin doli fitues i zgjedhjeve presidenciale këtë të shtune në vend, duke arritur të forcojë ndikimin e kryeministrit pro-rus Robert Fico mbi Sllovakinë.
Pellegrini tha se fitorja e tij do të nënkuptojë mbështetje për agjendën e qeverisë dhe një refuzim të një “qendre oportuniste të pushtetit opozitar”, një referencë për presidenten liberale në largim të Zuzana Caputova.
Fico, i cili filloi mandatin e tij të katërt në tetorin e vitit të kaluar, ka zhvendosur politikën e jashtme të Sllovakisë drejt pozicioneve pro-ruse dhe ka iniciuar po ashtu reforma në ligjin penal dhe rregulloret e medias, duke ngritur kështu shqetësime për erozionin e shtetit të së drejtës.
Megjithatë Pellegrini siguroi 53.26% të votave, ndërsa kandidati pro-perëndimor i opozitës Ivan Korcok mori 46.73%, sipas rezultateve nga 99.66% e zonave votuese.
Presidentët sllovakë kanë kompetenca të kufizuara ekzekutive, ata mund të vënë veton ndaj ligjeve ose t’i kundërshtojnë ato në gjykatën Kushtetuese. Ata emërojnë gjithashtu gjyqtarë të gjykatës kushtetuese, duke formuar potencialisht konfliktet politike mbi reformat e Ficos, të cilat synojnë të ulin dënimet për korrupsionin.
Koalicioni i Ficos, i cili përfshin një parti të udhëhequr nga Pellegrini, ndaloi dërgesat zyrtare të armëve të Sllovakisë në Ukrainë.
Bëhet e ditur më tutje se Fico ka kritikuar atë që ai e percepton si ndërhyrje perëndimore në konflikt, duke paralajmëruar kundër përfshirjes së kombeve sllave në armiqësi me njëri-tjetrin.
Pellegrini e portretizoi Korcokun si një luftënxitës për shkak të mbështetjes së tij për armatosjen e Ukrainës dhe sugjeroj se Korcok mund të përfshijë trupat sllovake në konfliktin e vendit fqinj, një pretendim që më pas Korcok e hodhi poshtë./UBTNews/