Anëtarët e NATO-s dhe partnerët e tyre i kanë dërguar Ukrainës 1 mijë e 550 automjete të blinduara dhe 230 tanke, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Në total kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase. Kjo do ta pozicionojë Ukrainën në një vend të fuqishëm për ta rikthyer territorin e pushtuar”, tha Stoltenberg.
Vendet anëtare të NATO-s kanë siguruar gjithashtu sisteme kundërajrore dhe artileri, dhe Polonia dhe Republika Çeke i kanë dhënë Ukrainës avionë MiG-29 të ndërtuar nga sovjetikët./UBTNews/