Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në cilësinë e anëtarit të Bordit Këshillëdhënës Industrial, mori pjesë në takimin vjetor të Aleancës më të madhe të Universiteteve Evropiane për Edukimin Dual, EU4DUAL, i cili u zhvillua në Institutin e Teknologjisë ESTIA në Francë. Ky takim, që mblodhi përfaqësues nga institucione akademike, sektori industrial dhe ai i inovacionit, kishte si qëllim kryesor avancimin dhe përmirësimin e arsimit dual në nivel evropian.

Në cilësinë e anëtarit të Bordit Këshillëdhënës Industrial të EU4DUAL, Rektori Hajrizi ka prezantuar modelin e edukimit dual të UBT-së, duke theksuar karakteristikat e veçanta dhe arritjet e kësaj institucioni të njohur. Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi ka vënë në dukje rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm mes universiteteve dhe industrisë, si dhe rolin e UBT-së në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe përmbushjen e kërkesave të një tregu gjithnjë e më të zhvilluar dhe të ndryshueshëm.
Gjatë prezantimit të tij, Rektori ka shpjeguar me detaje se si UBT implementon strategji të fokusuara për krijimin e mundësive për studentët e saj, duke i pajisur ata me aftësi dhe kompetenca të nevojshme për një karrierë të suksesshme në sektorët kyç të industrisë dhe teknologjisë. Ky model edukativ, sipas tij, jo vetëm që ofron mundësi për studentët të integrohen në tregun e punës gjatë periudhës së studimeve, por gjithashtu siguron një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme midis teorisë dhe praktikës profesionale.
Takimet e partnerëve të Aleancës EU4DUAL, të cilat vazhduan për disa ditë, kanë ofruar një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e eksperiencave dhe për diskutimin e mundësive dhe sfidave që paraqiten në fushën e arsimit dual. Këto diskutime kanë qenë të fokusuara në përshtatjen e edukimit dual me kërkesat e ndryshueshme të tregut global të punës, duke u mundësuar institucioneve akademike dhe kompanive të krijojnë partneritete të frytshme dhe të qëndrueshme.
Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Rektori Hajrizi ka zhvilluar një seri takimesh dhe vizitash me përfaqësues të universiteteve pjesëmarrëse në këtë ngjarje, duke promovuar modelin e edukimit dual të UBT-së dhe duke diskutuar mundësi bashkëpunimi për avancimin e këtij lloj edukimi. Këto diskutime janë përqendruar në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e kompetencave dhe aftësive të studentëve, për t’u përgatitur ata më mirë për sfidat e tregut të punës në nivel global.
Takimi i cili u shqua për shkëmbimin e ideve inovative dhe përkushtimin për përmirësimin e arsimit dual, ka treguar angazhimin e institucioneve evropiane për të siguruar një edukim cilësor dhe të përshtatur me kërkesat e një ekonomie gjithnjë e më të lidhur dhe të globalizuar./UBTNews/