UBT News

Albin Kurti pozitiv me COVID-19

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, rezultoi pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kurti përmes një shkrimi në Facebook, teksa përshkroi disa nga simptomat që ka pasur.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version