UBT News

Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë minimale nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tyre, të paktën nga ky takim duhet ketë një pajtim për temat dhe agjendën që duhet negociuar në muajt në vijim.

Në takimin e parë të nivelit të lartë në kuadër të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti paraqiti katër propozime: Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Pas njohjes së ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave, që serbët në Kosovë të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. Ndërsa si propozim i fundit, Kurti kërkoi dorëheqjen e Veljko Odaloviqin nga delegacioni serb për të pagjeturit.

Përveç këtij takimi të nivelit të lartë, javën e kaluar është mbajtur edhe takimi i dy delegacioneve të nivelit të ekspertëve.

Exit mobile version