Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje për vaksinim tek qytetarët e Kosovës.
Këtë Kurti e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Vaksinohu.#Bashkëiadalim”, shkruan në fotografinë e postuar nga kryeministri Kurti, njofton UBT News.

Institucionet shëndetësore po bëjnë thirrje për vaksinim në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19, tani që varianti Delta po përhapet me shpejtësi.